Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
AIDA është këtu për ju me angazhimin e vazhdueshëm për t’ju mbështetur në rrugën tuaj drejt suksesit! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se më datë 10 tetor 2024 do të zhvillohet “Dita e Mbështetjes për Investitorët Gjermanë” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe ambasadën gjermane në Shqipëri dhe DIHA.



Ky event do të trajtojë sfidat kryesore të biznesit me të cilat përballen kompanitë gjermane që operojnë në Shqipëri, me fokus në përmirësimin e klimës së investimeve. Këto ngjarje janë të dedikuara për ju, ndaj ju ftojmë të diskutoni sfidat dhe mundësitë në biznesin tuaj.

Z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Sh.T. Z Karl Bergner, Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri
Ju mirëpresim!