Kompania juaj është tashmë e vendosur në Shqipëri
Kompania juaj është tashmë e vendosur në Shqipëri
AIDA ju asiston me konsolidimin dhe rritjen e biznesit tuaj në vendin tonë. Sektori Aftercare pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve ju vjen në ndihmë përmes një qasjeje të personalizuar për zgjidhjen e problematikave të natyrave të ndryshme.
AIDA ndërmjetëson me organet respektive të qeverisjes qendrore dhe vendore për çdo çështje, me qëllim reduktimin e procedurave dhe kostove dhe mbi të gjitha mbarëvajtjen e biznesit, duke inkurajuar riinvestimet.
