Konferenca e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor
Më datë 19 Prill 2023, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mori pjesë në panelin e Konferencës së Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor, e organizuar si një aktivitet gjatë mbajtjes së panairit “Hanover Messe 2023”. Konferenca shërbeu për dhënien e informacioneve mbi kuadrin e investimeve, duke përfshirë përfitimet dhe mundësitë e të bërit biznes në rajonin e Ballkanit
Perëndimor, por gjithashtu mundësoi shfaqjen e shembujve të investimeve të suksesshme në rajon.
AIDA prezantoi klimën e investimeve në vend, si dhe sektorët prioritarë për tërheqjen e investimeve të huaja, duke e vlerësuar gjithashtu shumë të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal për rritjen e investimeve të huaja në rajon.