Shpallet thirrja për menaxhimin dhe përdorimin e Parkut Teknologjik Shqiptar “Durana”
Korporata e Investimeve Shqiptare, autorizuar nga Qeveria Shqiptare, si zhvillues i Parkut Teknologjik Shqiptar “Durana”, i pari i llojit të vet dhe pjesë e Planit të Veprimit të Strategjisë së Specializimit Inteligjent, shpall thirrjen për menaxhues dhe përdorues të Parkut! Nëpërmjet këtij projekti mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Helvetas, po kërkojmë një Menaxherin e Parkut si dhe kompani teknologjike inovative për t’u bashkuar në Park si përdorues.
Bëhuni pjesë e një projekti të ri që ofron shumë përfitime për rritje dhe inovacion ku do të fitoni akses në një rrjet profesionistësh te teknologjisë dhe një platformë për të zhvilluar biznesin tuaj.
Mos humbisni shansin tuaj të qëndroni në pararojë të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri. Aplikoni tani dhe hidhni hapin tuaj drejt të ardhmes!
Aplikimet janë të hapura deri më 15 Maj 2024, në linkun:
https://aicorporation.al/open-call/