Ligji Nr. 13/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 108/2013, “Për të huajt” të ndryshuar”.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ju informon mbi Ligjin Nr. 13/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 108/2013, “Për të huajt” të ndryshuar”.

Ndryshimet dhe shtesat shtrihen në tri fusha kryesore që rregullohen nga Ligji Nr.108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar. Fushat të cilat kanë ndryshuar janë: politika e vizave; politika e qëndrimit dhe politika e punësimit të të huajve.

1.Politika e vizave me qëllim krijimin e mekanizmave të nevojshëm për lëshimin e vizave elektronike on-line.

2.Politika e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë me qëllim shkurtimin e afateve për shqyrtimin dhe lëshimin e lejes së qëndrimit.

3.Politika e punësimit të të huajve me qëllim përmirësimin e disa dispozitave të lidhura me lejen e punës dhe punësimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë duke qartësuar afatet kohore dhe procedurat për t’u pajisur me leje pune dhe duke reduktuar pengesat e panevojshme për punësimin e shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Këto ndryshime do të kenë efekt direkt në rritjen e numrit të shtetasve të huaj që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë, të bëjnë biznes në shqipëri, apo që e shohin Shqipërinë si një mundësi për punësim.

Për t’u njohur me ndryshimet më konkretisht në secilën nga fushat e mësipërme, të cilat kanë hyrë në fuqi më datë 25 mars 2020, vizitoni linkun:Link Pdf, Aida

BACK TO NEWS