Mundësi mbështetje për idetë inovative nëpërmjet EIT (Programit të Sipërmarrjes Dixhitale)

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, fton të gjithë të rinjtë që kanë një ide biznesi të aplikojnë në Programin e Sipërmarrjes Dixhitale (EIT). Ky program mbështet ekipe sipërmarrëse nga 20 vende me ide biznesit të teknologjisë së avancuar.

Programi i Sipërmarrjes Dixhitale EIT ofron trajnim të ekipeve dhe mbështetje për të finalizuar idenë e tyre. Ekipet nga shtetet pjesëmarrëse marrin mbështetje financiare deri në 25,000 € në 3 faza, nga ideja deri në gjetjen e një investitori të parë.

Ky projekt është veçanërisht tërheqës për sipërmarrësit e rinj dhe studentët e universitetit, të cilët kanë nevojë për mbështetjen financiare dhe këshillimin e ofruar nga EIT dhe FOUND.ATION.

Afati i fundit për aplikime është data 26 Prill.

Për më shumë informacion, si edhe rregullat e aplikimit në këtë program, klikoni linkun më poshtë:http://thefoundation.gr/eit-digital-venture-program/

BACK TO NEWS