Marrëveshja e parë e bashkëpunimit për Zonën e Lirë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA Tirana)
Firmosja e marrëveshjes së parë të bashkëpunimit për Zonën e Lirë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik të Tiranës (TEDA Tirana), nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj, i hap rrugë ndërtimit të infrastrukturës, thirrjeve të para për bizneset që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e zonës ekonomike, tërheqjes së investimeve të huaja, si edhe hapjes së vendeve të reja të punës.
Ky projekt, ka përfituar Statusin e Investitorit Strategjik, ku Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka ndjekur Planin e veprimit për realizimin e këtij projekti me potencial strategjik.
TEDA Tirana do të mundësojë ardhjen në Tiranë të kompanive të rëndësishme dhe të suksesshme që po kërkojnë të zgjerohen dhe shtrijnë aktivitetin ekonomik në rajonin e Ballkanit.
Me një pozicion strategjikë, TEDA Tirana shtrihet në 34 ha tokë dhe synon të shërbejë si katalizator investimesh dhe inovacioni në sektorët e prodhimit, siç janë: automotivi, teknologjia e informacionit, pajisjet teknologjike dhe farmaceutike.