MBËSHTETJE PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT ME FONDE 2026
ÇFARË FINANCON AIDA PËR VITIN 2026?
Për të gjithë sipërmarrësit që po bëhen gati të aplikojnë për Fondin “Mbështetje për Zhvillimin e Biznesit” viti 2026, këto janë kostot e mbulueshme dhe kategoritë ku mund të fokusohen projekt-propozimet tuaja:
• Certifikim i standardeve të prodhimit ose shërbimit.
• Mbulim i kostove për konsulencën përkatëse në fazën përgatitore.
• Ambalazhim modern dhe cilësor.
• Etiketim profesional për të rritur vlerën e produktit në treg.
• Rritje e kapaciteteve të stafit në menaxhimin e teknologjive digjitale/inovatore.
• Trajnime për rrjetet e prokurimit dhe shërbimet e marketingut.
• Zhvillimi i sistemeve të reja logjistike softuerike.
• Shënim: Trajnimet duhet të ofrohen nga subjekte të licencuara që lëshojnë certifikatat përkatëse.
• Krijimi i platformave në funksion të tregtisë elektronike (e-commerce).
• Zhvillimi i aplikacioneve të biznesit për produkte apo shërbime të reja.
• Përmirësimi i proceseve inovative dhe sistemeve logjistike për tregun vendas e rajonal.
Për më shumë informacion vizitoni linkun: https://aida.gov.al/nmvm-eksporte/nmvm/fondet-e-aida-s/

