Konferenca “Dialog Ndërkombëtar | Konferenca e Biznesit mbi Shqipërinë: Mundësi Biznesi dhe Investimesh në Evropën Juglindore”

Më datë 10 prill 2024, do të zhvillohet konferenca “Dialog Ndërkombëtar | Konferenca e Biznesit mbi Shqipërinë: Mundësi Biznesi dhe Investimesh në Evropën Juglindore”, e cila do të mbahet në Mynih, Gjermani.
Përfaqësues nga AIDA do të jetë pjesëmarrës në këtë konferencë, ku fokus do të jenë investimet në projektet e infrastrukturës energjetike dhe teknologjisë së informacionit.
Gjatë konferencës ekonomike mbi Shqipërinë, do të trajtohen tema mbi mundësitë për eksport, investimet, kryesisht investimet në sektorin e energjisë, si dhe mundësitë për bashkëpunim me specialistë të IT-së.
Gjithashtu, në përfundim të konferencës do të zhvillohen dhe takime B2B, për krijimin e kontakteve dhe gjetjen e partnerëve për bashkëpunim.
Për më shumë informacion vizitoni linkun:
BACK TO NEWS