Samiti i III-të i Diasporë Shqiptare

Më datë 23 nëntor 2023, në kuadër të aktivitetit të Samitit të III-të të Diasporë Shqiptare, u mbajt paneli “Diaspora Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm”. Pjesë e panelit ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro).
Forumi u hap nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Z. Ervin Mete dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Znj. Delina Ibrahimaj.
Fjalën e mori edhe Znj. Laura Plaku, ku përshëndeti të pranishmit në aktivitet dhe foli mbi nismat që AIDA ka ndërmarrë për përfshirjen e diasporës shqiptare si një faktor thelbësor në prezantimin e vendit tonë ndaj investitorëve të huaj, urat lidhese midis diasporës dhe zhvillimit të sektorëve prioritarë në Shqipëri, si dhe strategjitë që AIDA ndërmerr mbi mënyrën e zhvillimit të këtyre urave lidhese, duke theksuar mbështetjen e ambasadorëve shqiptarë.
Znj. Plaku ftoi gjithë sipërmarrësit e diasporës të drejtohen tek AIDA si një dritare unike one-stop-shop, për çdo kërkesë për hyrjen në tregun shqiptar apo mekanizmave të ndryshëm mbështetës.
BACK TO NEWS