Më datën 12 maj 2026, AIDA do të jetë protagoniste në Forumin Ekonomik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të zhvillohet në Shkup.
Më datën 12 maj 2026, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të jetë protagoniste në Forumin Ekonomik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të zhvillohet në Shkup.
Në panelin kryesor të diskutimit, “Investment Opportunities: From Potential to Partnership”, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, do të prezantojë potencialin e Shqipërisë për investimet e huaja.
Ky aktivitet, i organizuar në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, synon të harmonizojë vizionet tona ekonomike për një rajon më konkurrues dhe të integruar.
Bashkohuni me ne për të eksploruar mundësitë e reja të rritjes dhe bashkëpunimit!

