Me sukses u përmbyll trajnimi 3-ditor për eksportuesit shqiptarë!
Me sukses u përmbyll trajnimi 3-ditor për eksportuesit shqiptarë!
Dita e tretë u fokusua në:
Panairet ndërkombëtare dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së bizneseve shqiptare
Misionet tregtare si mundësi për zgjerimin në tregje të reja
Platforma dhe strategji për organizimin e takimeve B2B dhe matchmaking
Pjesëmarrësit u pajisën me certifikata, duke përmbyllur me sukses këtë cikël trajnimesh që i pajisi me njohuri dhe mjete praktike për të forcuar prezencën e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre që u bënë pjesë e ketij trajnimi i mundësuar nga mbështetja e partnerëve tanë të GIZ Albania dhe eskspertizen e Damiani & Partners.
AIDA do të vijojë të mbështesë eksportuesit shqiptarë me trajnime dhe asistencë të dedikuar për të rritur mundësitë e tyre në tregjet ndërkombëtare.