Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj viziton investimin gjerman “PSZ Albania”, në Vorë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Anila Denaj vizitoi investimin gjerman “PSZ Albania” në Vorë, që operojnë në fushën e manifakturës dhe janë pjesë e grupit të suksesshëm Gjerman PSZ Electronic GMBH. Ministrja Denaj gjatë vizitës shprehu angazhimin e qeverisë për të pëmirësuar klimën e biznesit dhe për të luftuar informalitetin në vend.

Kompania “PSZ Albania”, një investim gjerman në vendin tonë në sektorin e manifakturës, në sektorin e elektronikës dhe elektromekanikës, ka nisur aktivitetin e saj në Shqipëri prej 6 vitesh, me 10 punonjës dhe sot ka të punësuar rreth 400 persona. Administratori i kompanisë bëri me dije se deri më tani kompania ka investuar rreth 1.5 milionë euro dhe parashikon të shtojë investimin e saj me rreth 800 mijë euro në periudhën 2019-2020, si dhe të rrisë numrin e punonjësve deri në 700 persona në vitet e ardhshme.

Aktualisht kompania kërkon 100 punonjës shtesë dhe Ministrja Anila Denaj shprehu mbështetjen e Zyrave të Punës për të bërë ndërmjetësimin për gjetjen e punonjësve në cilësinë dhe kualifikimin që kërkohet, si dhe për mundësinë e zgjerimit të kursve profesionale në sektorin ku operon kompania, pasi ka një vëmendje të shtuar nga investitorët e huaj.

Gjatë takimit u vlerësua edhe roli i Shërbimit After Care, sektor i dedikuar pranë AIDA-s për identifikimin e problematikave të investitorëve dhe adresimin e tyre në zgjidhjen përfundimtare në bashkëpunim me ministritë e linjës.

Në të njejtën frymë, AIDA ndjek me përparësi të gjitha procedurat administrative të parashikuara, që nga momenti i paraqitjes së një propozimi investues e deri në përfundimin e të gjitha procedurave administrative për realizimin e projektit investues.

BACK TO NEWS