Sot është dita e parë e Panairit katër ditor të pasurive të paluajtshme.
AIDA ka në pavionin e saj 4 projekte të rëndësishme të 4 kompanive të sektorit të pasurive të paluajtshme:
• Concord Investment,
• TDT & Partners,
• Rozafa-A,
• E&A Investment.
MIPIM mbledh liderët e pasurive të paluajtshme nga e gjithë bota, duke përfshirë investitorë, zhvillues, arkitektë, urbanistë dhe përfaqësues të autoriteteve publike.
Kjo është një mundësi për t’u përditësuar me trendet më të fundit, për të diskutuar sfidat dhe për të krijuar partneritete për pjesëmarrësit.