Mundësi partneriteti mes bizneseve në Misionin Ekonomik Belg në Shqipëri

Ambasada Belge në Shqipëri dhe zyra “Flanders and Investment Trade” (FIT), me mbështetjen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), zhvilluan sot misionin Ekonomik Belg në Shqipëri në ambjentet e hotel Plaza. Në këtë mision te rëndësishëm bashkëpunimi ishin pjesëmarrës delegacioni i sipërmarrjeve belge dhe atyre shqiptare.

Fjalën pershëndetëse të misionit e mbajti Ambasadori Belg në Shqipëri Z. François Bontemps, i cili theksoi rëndësinë e një takimi të tillë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Në vijim fjalën e mori Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Znj. Belinda Ikonomi, e cila bëri një prezantim të përgjithshëm të shqipërisë, duke theksuar sektorët prioritar në vend.

Pjesë e panelit ishte dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Znj. Ines Muçostepa. Znj. Muçostepa theksoi mundësinë e komunitetit të biznesit, lehtësirat dhe avantazhet që ofron vendi ynë në ndihmë të sipërmarrjeve jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja.

Në vijim fjalën e mori Drejtori i Investimeve të Huaja Direktë i AIDAs Z. Genc Çeli, i cili bëri një prezantim të misionit dhe shërbimeve të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, sektorët stategjikë dhe të dhenave mbi investimet e huaja në Shqipëri. Z. Çeli prezantoi gjithashtu, lehtësirat që ofron ligji shqiptar i “Investimeve të Huaja” dhe avantazheve përse duhet të investojme në Shqipëri.

Fjalën e mori gjithashtu Kryetarja e “Flanders and Investment Trade” Znj. Freya Gikas, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe zbulimit të tregjeve të reja.

Misioni vazhdoi me sesionin e prezantimit të sipërmarrjeve të të dyja vendeve, duke vijuar me takimet B2B për krijimin e kontakteve të reja bahkëpunuese ndërmjet bizneseve pjesëmarrëse.

BACK TO NEWS