Në ceremoninë hapëse të Edicionit të 30-të të Tirana International Fair, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme të botës ekonomike dhe politike.
Në ceremoninë hapëse të Edicionit të 30-të të Tirana International Fair, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme të botës ekonomike dhe politike.
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, vlerësoi potencialin e këtij panairi për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal, nën moton “Shaping the future, beyond borders”, që përshtatet dhe me misionin e AIDA-s. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja, theksoi se një platformë e tillë ndihmon në misionin e rritjes së ekonomisë shqiptare, që deri tani kryeson me rritjen në rajon për investimet e huaja dhe volumin tregtar.
Këtë vit, Panairi i Tiranës sjell një atmosferë plot energji dhe inovacion, ku biznese nga rajoni dhe më gjerë prezantojnë arritjet dhe projektet e tyre më të fundit. AIDA merr pjesë me një stendë duke prezantuar 12 kompani shqiptare të artizanatit dhe agropërpunimit.
Kjo ngjarje unike, që zgjat nga data 6 deri më 9 Nëntor, është një mundësi e veçantë për të eksploruar zhvillimet e fundit në ekonomi dhe për të krijuar lidhje të reja profesionale.
Ju mirëpresim në këtë edicion historik të Tirana International Fair në stendën tonë me produkte unike shqiptare!







