Në vijim të nismës Investors Support Days, u mbajt takimi i pestë me investitorët francez në Shqipëri.

Në vijim të nismës Investors Support Days, u mbajt takimi i pestë me investitorët francez në Shqipëri.
Këtë rradhë AIDA, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe Ambasadën Franceze në Shqipëri, mblodhi përfaqësues të rëndësishëm nga biznesi dhe diplomacia për të adresuar sfidat dhe mundësitë për investitorët francezë në Shqipëri.
Pjesëmarrës në takim ishin znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA-s, znj. Blerta Rama, Zëvendësministre e MEKI, z. Endrit Yzeiraj, Zëvendësministër i MEPJ, si dhe z. Thomas Ménoret, atasheu ekonomik i Ambasadës Franceze.
Përfaqësuesit e kompanive franceze diskutuan për klimën e investimeve dhe sfidat e tregut, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për investime. Znj. Saro theksoi edhe njëherë për të pranishmit se AIDA është partneri i tyre në biznes, duke i ardhur në ndihmë në riinvestimin e tyre.
Për AIDA-n, mbështetja për investitorët francezë është një element kyç në forcimin e marrëdhënieve ekonomike midis Shqipërisë dhe Francës, duke ofruar një shembull të qartë të angazhimit për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të përmirësuar mundësitë për investime të huaja në vend.
BACK TO NEWS