Organizohet online edicioni i dytë i eventit “R&D Innovation Conference”

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) njofton se në datat 3-4 Nëntor 2020, organizohet online edicioni i dytë i eventit “R&D Innovation Conference”

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ekspertë dhe drejtues të industrisë, të cilët do të trajtojnë raste studimore duke diskutuar risitë më të fundit në fushën e inovacionit dhe kërkimit.

Ky event do të ofrojë një përvojë unike nëpërmjet një trajnimi të avancuar që do të bëjë bashkë profesionistë, inovatorë dhe udhëheqës të tregut.

Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al ose klikoni në faqen zyrtare të eventit https://rndconf.com/.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, më 24.09.2020

BACK TO NEWS