Organizohet panairi i shërbimeve të eksportit “Go International” në Fiera Del Levante, në Milano

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 11 – 12 tetor 2023, do të organizohet panairi i shërbimeve të eksportit “Go International” në Fiera Del Levante, në Milano. Në këtë panair do të jenë të pranishëm më shumë se 100 ekspozues dhe një program i ngjeshur konferencash, kushtuar prezantimit të mundësive të biznesit të ofruara nga tregjet kryesore të huaja dhe të rejat më të fundit mbi shërbimet e eksportit.

Në panairin “Go International” do të bëhen pjesë si ekspozues: banka, menaxherë të përkohshëm të eksporteve, operatorë ndërkombëtarë të logjistikës, transportues, kompani të certifikimit të konformitetit, kompani sigurimesh kredie eksporti, firma ligjore ndërkombëtare, konsulentë eksporti, platforma për tregtinë elektronike ndërkombëtare, agjenci promovuese të vendeve të huaja, etj.

Kompanitë që kryejnë aktivitete importi dhe eksporti mund të gjejnë një mundësi për të zgjeruar biznesin ndërkombëtarisht dhe për të përfituar nga mundësitë e ofruara nga tregjet në rritje; partnerë; zgjidhjet më të mira për t’iu qasur operatorëve dhe tregjeve ndërkombëtare të reja; burimeve alternative të furnizimit.

Për më shumë informacion lutemi vizitoni linkun: https://www.go-international.it/ , ose na shkruani në adresën e e-mailit: info@aida.gov.al për të dhënat e kontaktit të organizatorëve.

BACK TO NEWS