Ekspozita “Wine&Spirits Show 2023” Sofje, Bullgari,

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton që në datat 20-22 prill 2023, do të mbahet në Sofje, Bullgari, Ekspozita “Wine&Spirits Show 2023”.

Qëllimi kryesor i kësaj ekspozite është promovimi dhe prezantimi i pijeve tradicionale nga vendet pjesëmarrëse, pijeve me histori dhe teknologji të veçantë, llojeve të ndryshme të verërave, si dhe traditat dhe kultura e konsumimit të këtyre pijeve.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për t’u njohur me teknologjitë e prodhimit të verës, specifikat e varieteteve të përzgjedhura të vreshtave, si edhe me distileri me lloje të ndryshme të pijeve alkoolike dhe artizanale. “Wine&Spirits Show 2023” synon gjithashtu të takojë prodhuesit dhe tregtarët e verës dhe pijeve alkoolike me klientë, shpërndarës, restorante, hotelierë, baristë dhe të gjithë profesionistët e sektorit për të zgjeruar kontaktet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Kompanitë e interesuara për pjesëmarrje, lutemi të vizitojnë linkun:

https://wineandspirits.show/en/

BACK TO NEWS