Paltforma virtuale B2WORTH2020, misioni virtual i kompanive në sektorin e modës dhe dizajnit

AIDA dhe EEN-Albania në cilësinë e bashkëorganizatores, ju fton të merrni pjesë në platformën virtuale B2WORTH2020, për të zgjeruar biznesin tuaj në tregun europian, për të gjetur partner të rinj dhe teknologji të reja, për të prezantuar dhe zhvilluar ide të reja të produkteve dhe shërbimeve tuaja.

Takimet B2B, si pjesë e kësaj platformë do të zhvillohen në datat 17 -18 Qershor dhe temat kryesore që do të trajtohen janë në sektorët si: tekstili, aksesorët e modës, këpucët, lëkura, fashion, dizajni, eko dizajni, dekorimi dhe smart manifaktura.

Kjo platformë synon të krijojë bashkëpunime ndërkombëtare ndërmjet modës, prodhuesve dhe stilistëve industrialë, firmave të teknologjisë dhe start -up, për të zhvilluar produkte unike të nivelit të lartë në sektorët e modës dhe tekstilit, këpucëve, leshit dhe lëkurës, mobiljeve dhe dekorimit te shtëpive, pajisjeve dhe aksesorëve.

Platforma është një iniciativë e SIMPLER CONSORTIUM EEN, pjesë e projektit WORTH, e financuar nga programi COSME.

Për më shumë informacion mbi regjistrimin në platformë mund të vizitoni linkun: https://milan-design-week-2020.b2match.io/home.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

Tiranë,07.05.2020.

BACK TO NEWS