Panairi i Mobiljeve, 3 – 7 Prill 2019, Budva, Mali i Zi
Panairi i Mobiljeve me karakter ndërkombëtar, do të mbahet në datat 3 deri më 7 prill 2019, në Budva të Malit të Zi. Është i vetmi panair ndërkombëtar në Malin e Zi dhe ngjarja më e madhe e biznesit në industrinë e drurit dhe industrinë e mobiljeve. Ky panair për gjysmën e shekullit, ka qenë një vend i mbledhjes dhe promovimit të të gjithë prodhuesve të mobiljeve më të rëndësishëm nga Mali i Zi dhe vendet fqinje, ku ekspozuesit paraqesin produktet, koleksionet dhe tendencat e tyre të fundit brenda dizajnit të mobiljeve, një vend ku shkëmbehen informatat dhe idetë, kontaktet ekzistuese të biznesit dhe krijuar kontakte të reja.
Objektivat e Panairit të 43-të i Mobiljeve është që të ofrojë një platformë biznesi për mundësi të shumta për prezantimin e produkteve përfundimtare malazeze dhe të jashtme të prodhuara nga druri për dekorimin e brendshëm dhe të jashtëm të të gjitha hapësirës për jetën dhe biznesin. Prania e kompanive dhe prodhuesve nga jashtë, pjesëmarrja e përbashkët në organizimin e institucioneve shtetërore rajonale dhe odat e tregtisë, shoqatave profesionale dhe agjencive, afirmon më tej karakterin ndërkombëtar të Panairit.
Për më shumë informacion vizitoni linkun: Furniture-fair