Panairi “MACFRUT 2023”, në Rimini – Expo Center, Itali

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju informon se në datat 03 – 05 Maj 2023, do të zhvillohet panairi “MACFRUT 2023”, në Rimini – Expo Center, Itali.

Panairi “MACFRUT 2023” është një ekspozitë që përfaqëson të gjithë zinxhirin e furnizimit, me 9 sektorë të përfshirë: Prodhimi dhe Tregtia, Makineritë dhe Bimët, Paketimi, Makineritë Bujqësore, Sistemet e Ujitjes, Erëzat dhe Bimët, Farërat, Biostimulantët, Logjistika dhe Shërbimet.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve po planifikon pjesëmarrjen në këtë panair me kompani të sektorëve që ky organizim mbulon.

Pjesëmarrja në “MACFRUT 2023” do t’u japë mundësinë kompanive të zgjerojnë klientelën e tyre, të takohen dhe të lidhin drejtpërdrejt marrëveshje tregtare me blerës të rinj, të ekspozojnë produkte dhe shërbime të reja, të optimizojnë dhe zhvillojnë rrjetin e shpërndarjes së produkteve të tyre. Gjithashtu nëpërmjet platformës B2B, kompanitë do të kenë mundësi të identifikojnë dhë të zhvillojnë takime me prodhues, blerës me qëllim zhvillimin e biznesit të tyre.

Me anë të këtij njoftimi, ftojmë kompanitë shqiptare, të shprehin interesin pranë AIDA-s, në adresën: info@aida.gov.al deri më datë 05 Mars 2023.

Për më shumë informacion mbi panairin vizitoni faqen: https://www.macfrut.com/en/

BACK TO NEWS