Panairi Ndërkombëtar i Mallrave të Konsumit, 8 – 12 qershor 2019, Ningbo, Kinë

Panairi Ndërkombëtar i Mallrave të Konsumit (CICGF), i organizuar nga Ministria e Tregtisë PRC dhe Qeveria Popullore e Provincës Zhejiang, është një nga katër panairet më të mëdha të importit dhe eksportit në Kinë, e cila mbahet në qytetin e famshëm të portit në Ningbo, në qershor të çdo viti.

Vizitorët dhe ekspozuesit takohen për herë të 18-të në Panairin Ndërkombëtarë të Mallrave të Konsumit në Kinës, CICGF, në datat 08 – 12 qershor 2019.

Panairi Ndërkombëtar i Mallrave të Konsumit në Kinë është mbajtur me sukses për 17 vite rresht që nga viti 2002. Shkalla, grada dhe efektshmëria janë përmirësuar hap pas hapi. Ai është bërë një tipar ndërkombëtar, profesional, i orientuar kah tregut dhe i standardizuar.

CICGF është e ndarë në 4 zona ekspozuese: pajisje shtëpiake dhe elektronikë, tekstile dhe veshje, produkte sportive dhe të kohës së lirë, sende shtëpiake dhe dhurata. Shumë ekspozues këtu paraqesin oferta gjithëpërfshirëse dhe vizitorë janë të mirëpritur me tendencat dhe produktet e fundit.

Për më shumë informacion mund të vizitoni linkun:https://www.cicgf.com/en/about6.php

BACK TO NEWS