Pavijoni i Shqipërisë në “Food Ingredients North America 2024”, Las Vegas, SHBA- Stenda nr. 1231, në qendrën e ekspozitave Mandalay Bay.
Pavijoni i Shqipërisë në “Food Ingredients North America 2024”, Las Vegas, SHBA- Stenda nr. 1231, në qendrën e ekspozitave Mandalay Bay.
Panairi “FI North America” është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit për industrinë ushqimore, që mbledh bashkë profesionistë dhe kompani nga mbarë bota, nga data 30 deri më 31 tetor 2024.
Pavjoni i Shqipërisë do të përfaqësojë 8 kompani shqiptare nga sektori i Bimëve Medicinale dhe Aromatike (MAP) dhe Vajit të Ullirit dhe organizohet nga AIDA në bashkëpunim me ITC – International Trade Centre dhe SIPPO Albania.
Njihuni me kompanitë tona:
(3/8) BioBes
“BioBes” filloi veprimtarinë në vitin 2012. Kompania mbledh, proçeson dhe eksporton bimë medicinale dhe aromatike, duke bashkëpunuar ngushtësisht me mbi 450 ferma familjare. BioBes ka një portofol të pasur me mbi 120 lloje produktesh nga Shqipëria.
Ju ftojmë të shfletoni broshurën për profilet e plota të kompanive në linkun https://aida.gov.al/…/FI-North-America-Trade-Fair-2024…