Pavijoni i Shqipërisë në “Food Ingredients North America 2024”, Las Vegas, SHBA- Stenda nr. 1231, në qendrën e ekspozitave Mandalay Bay.

Pavijoni i Shqipërisë🇦🇱 në “Food Ingredients North America 2024”, Las Vegas, SHBA🇺🇸– Stenda nr. 1231, në qendrën e ekspozitave Mandalay Bay.
Panairi “FI North America” është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit për industrinë ushqimore, që mbledh bashkë profesionistë dhe kompani nga mbarë bota, nga data 30 deri më 31 tetor 2024.
Pavjoni i Shqipërisë do të përfaqësojë 8 kompani shqiptare nga sektori i Bimëve Medicinale dhe Aromatike (MAP) dhe Vajit të Ullirit dhe organizohet nga AIDA në bashkëpunim me ITC – International Trade Centre dhe SIPPO Albania.
 Njihuni me kompanitë tona:
(6/8) Natural Herbal E.V.R
“Natural Herbal E.V.R” u themelua në vitin 1993, në Korçë dhe është e specializuar në mbledhjen dhe procesimin e bimëve aromatike dhe medicinale. Aktualisht është një nga furnizuesit kryesor në Shqipëri dhe me synimin për të eksportuar jashtë vendit.
Ju ftojmë të shfletoni broshurën për profilet e plota të kompanive🌿 në linkun https://aida.gov.al/…/FI-North-America-Trade-Fair-2024…
BACK TO NEWS