Për herë të parë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative) u zhvillua në Tiranë, duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e diskutimeve për inovacion dhe investime globale.

Forumi mblodhi liderë politikë, drejtues të korporatave dhe investitorë për të diskutuar mbi teknologjinë, energjinë e gjelbër, ekonominë digjitale dhe mundësitë e reja të investimeve.

Mesazhi kryesor: “Investoni në një Europë të Ndërlidhur!” – një thirrje për të forcuar lidhjet ekonomike dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme.

Figura të njohura në botën e biznesit dhe ekonomisë, treguan sesi Shqipëria është një destinacion premtues për investitorët.