Për herë të parë, Shqipëria si anëtare e OIV në “Wine Paris 2025”!

Më 16 gusht 2023, Shqipëria u bë shteti i 50-të anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV) – një hap historik që forcon pozicionin e saj në industrinë globale të verës dhe sjell përfitime të shumta për prodhuesit shqiptarë:

Përafrimi me standardet ndërkombëtare, duke rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë e verës shqiptare.

Qasje në studime dhe statistika globale, që ndihmojnë në zhvillimin strategjik të sektorit.

Lehtësim të depërtimit në tregjet ndërkombëtare, duke rritur besueshmërinë e prodhimeve tona.

Pjesëmarrje në vendimmarrjen globale, duke ndikuar në politikat e industrisë së verës.
Në “Wine Paris 2025”, Shqipëria do të prezantohet për herë të parë me verërat e saj unike, duke shfrytëzuar këtë anëtarësim për të rritur eksportet dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me tregjet ndërkombëtare.

10-12 Shkurt 2025

Paris – Porte de Versailles, Francë

Shqipëria drejt promovimit ndërkombëtar të verës dhe zgjerimit të tregjeve të saj!