PËRFITIMET E BIZNESIT TUAJ NGA FUSHATA “AIDA x AIC x BASHKITË” 🚀

PËRFITIMET E BIZNESIT TUAJ NGA FUSHATA “AIDA x AIC x BASHKITË” 🚀
Pjesëmarrja në takimet e fushatës nuk është thjesht informim — është një investim direkt në zhvillimin e biznesit tuaj. Ja çfarë përfitoni:
Përfitimet nga AIDA:
1.Zbuloni instrumente konkrete që mund t’i aplikoni menjëherë në biznesin tuaj.
2.Identifikoni burimin e financimit që i përshtatet nevojave tuaja.
3.Regjistrohuni dhe përfitoni drejtpërdrejt nga Export Albania, Kompass, EEN Albania dhe Akses në Financë.
4.Hapni rrugë të reja drejt eksportit dhe tregjeve ndërkombëtare.
5.Ndërtoni kontakte me ekspertë e biznese të tjera.
6.Bëheni pjesë në rrjetin e AIDA-s, për akses dhe mundësi të reja.
Përfitimet nga AIC:
1.Përfitoni akses më të thjeshtë në shërbimet publike.
2.Gjeni asete publike të reja për zhvillimin e biznesit.
3.Operoni në një mjedis urban më funksional që tërheq më shumë klientë.
4.Përfitoni nga administrimi i qëndrueshëm i pronave.
5.Kapni mundësi biznesi nga asete të rikualifikuara.
Bëhuni pjesë e takimeve dhe ktheni informacionin në rezultate konkrete për biznesin tuaj!

 

 

BACK TO NEWS