Përmbyllet cikli i sesioneve informuese për Fondin “Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026
Përmbyllet cikli i sesioneve informuese për Fondin “Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi sot sesionin e tretë dhe të fundit informues në kuadër të skemës së granteve “Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026. Takimi mblodhi sipërmarrës, përfaqësues biznesesh dhe subjekte të interesuara, të cilët u njohën me kriteret e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat për përfitimin nga fondet mbështetëse të AIDA-s.
Me përmbylljen e këtij cikli takimesh, AIDA fton bizneset e interesuara të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara dhe të përfitojnë nga instrumentet financiare të vëna në dispozicion.

