Platforma e AIDA-s Business to Business (B2B)
Për shkak të pandemisë Covid-19, një numër i konsiderueshëm biznesesh janë detyruar të reduktojnë aktivitetin e tyre e bashkë me të dhe mundësitë për një rrjetëzim më të gjerë në fushat ku operojnë.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ju fton të regjistroheni ose përditësoni të dhënat tuaja në platformën B2B në faqen www.aida.gov.al. Një rrjet aktiv i cili ofron mundësinë për bashkëpunime dhe investime të suksesshme midis bizneseve.
Platforma B2B që është e bashkëlidhur në faqen e AIDA-s është një mjet lehtësues, ku bashkëpunimet frytdhënëse dhe zgjerimi i kontakteve në botën e biznesit do të vazhdojë të jetë i mundur pa humbur më shumë kohë.
Për t’u bërë pjesë e rrjetit ndiqni hapat si më poshtë:
• dërgoni një e-mail në adresën duke shprehur interesin tuaj për t’u bërë pjesë e platformës B2B;
• pasi t’ju kemi dërguar skedën e aplikimit, plotësojeni atë me të dhënat që ju kërkohen dhe ridërgojeni në adresën e-mail; info@aida.gov.al;
• ekipi i AIDA-s do t’ju kontaktojë për të konfirmuar regjistrimin e suksesshem në këtë platformë.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin,
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve
Tiranë, 27.04.2020