Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF – Albania Agribusiness Support Facility)
Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar (AASF – Albania Agribusiness Support Facility) është një instrument inovativ i zhvilluar nga BERZH në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare.
Ky program motivon institucionet financiare të financojnë zinxhirin e vlerës së agrobiznesit nëpërmjet programeve të financimit dhe asistencës teknike.
AASF siguron qasje në financimin e sektorit të agrobiznesit tek Institucionet Financiare Partnere në dy mënyra:
Linja kredie;
Skema garancie mbi shpërndarjen e riskut të portofolit.
Institucionet Financiare japin kredi për bizneset nëpërmjet produkteve afatmesme deri në afatgjata.
Institucionet Financiare Partnere të AASF janë:
• Banka Intesa San Paolo;
• Banka OTP;
• Banka Raiffeisen;
• Banka Pro Credit;
• Fondi Besa.
Nga ky program mund të përfitojnë fermerët, sipërmarrësit dhe kompanitë që janë të angazhuar në bujqësinë primare, sipërmarrësit dhe kompanitë që janë të angazhuar në prodhimin dhe tregtinë e pajisjeve bujqësore, përpunuesit e produkteve bujqësore, etj.
***
Programi i BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla (ASB) ofron më shumë se thjesht financim. ASB ofron gjithashtu këshilla biznesi për bizneset e vogla dhe të mesme, nëpërmjet një ekipi të dedikuar “The SME Finance and Development Group”. Projektet e ASB u përshtaten nevojave të SME-ve duke u ofruar zgjidhje reale për biznesin nga ekpertiza e dedikuar/unike në përshtatje me nevojat.
Projektet financohen me ndarje kostosh me klientin, për të garantuar angazhimin e plotë të tyre në zbatim.
Subjektet kanë mundësi të bashkëpunojnë me një rrjet prej 200+ konsulentësh lokalë dhe 1500+ ekspertësh ndërkombëtarë.