Shqipëria zbaton një regjim liberal të investimeve të huaja, me qëllim rritjen e investimeve të huaja direkte.
Ligji “Për Investimet e Huaja” lejon një pronësi 100% për kompanitë e huaja dhe përshkruan mbrojtje specifike për investitorët e huaj.
Shqipëria është e angazhuar për zhvillimin e një klime të qëndrueshme dhe të parashikueshme të biznesit duke vazhduar zbatimin e reformave thelbësore, konsolidimin fiskal që synon uljen e borxhit kombëtar, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukturë dhe reformën e sistemit arsimor.
Qeveria shqiptare, gjithashtu ka ecur përpara me një agjendë ambicioze të reformave ekonomike dhe strukturore, e cila do të kontribuojë në një mjedis më tërheqës të biznesit: rivendosjen e rritjes, përmirësimin e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ligji i ri “Investimet strategjike”, ofron garanci maksimale ligjore për investitorët e huaj.