Publikohet udhëzuesi për prodhimin dhe eksportin e vajit të ullirit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Programi i Mbështetjes së Shoqatave Rurale kanë publikuar një udhëzues të ri gjithëpërfshirës që do t’ju ndihmojë të hyni me sukses në tregjet ndërkombëtare me vlerë të lartë
Ky udhëzues, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes projektit RisiAlbania dhe zbatuar nga Helvetas, ofron praktikat më të mira për prodhimin dhe eksportin e vajit të ullirit. Qëllimi është të përmbushni standardet e cilësisë që kërkohen nga tregjet premium, duke e bërë vajin e ullirit ‘Made in Albania’ një produkt të kërkuar globalisht