Pyetësor për Zhvillimin e Biznesit Tuaj

📝Pyetësor për Zhvillimin e Biznesit Tuaj
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka hartuar një pyetësor në kuadër të mbështetjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me qëllim identifikimin e nevojave për trajnim dhe zhvillim kapacitetesh për vitin 2026.
Përmes këtij procesi synohet evidentimi i fushave kryesore ku bizneset kanë nevojë për mbështetje, në funksion të rritjes së performancës dhe konkurrueshmërisë së tyre. Gjetjet do të shërbejnë për hartimin e programeve të përshtatura të trajnimit.
📌 Plotësoni pyetësorin nëpërmjet linkut: https://forms.cloud.microsoft/e/GKjEQJJQ5q
ose duke skanuar QR Code në imazh.
⏳ Afati për plotësim: 30 ditë nga publikimi
BACK TO NEWS