Rekord historik për Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri gjatë Janar-Mars 2024!
Investimet e Huaja Direkte kanë arritur një nivel rekord në tremujorin e parë të vitit, me një fluks hyrës prej 354 milionë euro!
Kryesuesit:
– Turqia: 19.5% të fluksit total
– Italia: 11.6%
– Austria: 9.6%
Sektorët me kontribut më të lartë:
– Aktivitetet e pasurive të paluajtshme: 23.7%
– Aktivitetet financiare dhe të sigurimit: 20.9%
– Industria nxjerrëse: 14.4%
– Industria përpunuese: 11.8%
– Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike: 7.3%
Ky sukses është dëshmi e përpjekjeve tona për të krijuar një mjedis tërheqës për investitorët e huaj dhe për të promovuar rritjen ekonomike.
Falë këtyre investimeve, Shqipëria vazhdon të zhvillohet dhe të forcojë pozicionin e saj në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Progresi ekonomiko-social, konsolidimi fiskal, modernizimi i industrive dhe krijimi i vendeve të reja të punës janë vetëm disa nga përfitimet
që vijnë nga këto investime.