Samit Biznesi Turqi-Shqipëri, AIDA dhe MUSIAD bashkojnë mbi 200 kompani nga dy shtetet

Samit Biznesi Turqi-Shqipëri, AIDA dhe MUSIAD bashkojnë mbi 200 kompani nga dy shtetet
Shoqata e Biznesmenëve dhe Industrialistëve të Pavarur (MUSIAD) me qendër në Stamboll, është e shtrirë në mbi 90 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. MUSIAD Albania organizoi Samitin e Biznesit, ku u mbajt konferenca e aktorëve të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Turqisë, e ndjekur nga sesioni B2B.
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, në fjalën e saj në samit, përmendi marrëdhënien ekonomike të intensifikuar midis dy vendeve. Ajo ftoi të gjithë bizneset të drejtohen tek AIDA për çdo nevojë dhe garantoi mbështetjen dhe asistencën maksimale që AIDA ofron për të lehtësuar të bërit biznes në Shqipëri.
Në takimet B2B, kompanitë shqiptare patën mundësinë të takonin nga afër rreth 100 kompani turke të sektorëve si: Ndërtimi, Turizmi, Teknologjia, Shëndetësia, Mobileria, Energjia, Logjistika dhe të tjera. Ky organizim i rëndësishëm i hap rrugën krijimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve midis bizneseve të dy vendeve dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik.
BACK TO NEWS