Sektori Investime dhe Aftercare pranë AIDA-s zhvillon vizitë në subjektin “Vega Solar”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka vazhduar fushatën e takimeve me biznesin në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve Aftercare, duke theksuar rëndësinë që ato kanë në krijimin e një klime të favorshme për rritjen dhe zgjerimin e investimeve në nivel lokal.
Në këtë kuadër, stafi i sektorit të Investimeve & Aftercare ka zhvilluar vizitë pranë subjektit “Vega Solar”, me kapital të përbashkët gjermano – shqiptar. Kjo kompani operon prej më shumë se 5 vitesh në sektorin e energjisë së rinovueshme, me fokus panelet fotovoltaike dhe numëron rreth 120 punonjës.
Vega Solar ofron një gamë të gjerë produktesh të firmave të mirënjohura gjermane, austriake, italiane dhe zviceriane. Kompania synon punësimin e mëtejshëm të 100 punonjësve të tjerë si edhe zgjerimin në Europë.