SESIONI I PARË INFORMUES: FONDET PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT 2026

📢 SESIONI I PARË INFORMUES: FONDET PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton të gjithë bizneset dhe subjektet e interesuara të marrin pjesë në takimin parë informues për skemën e granteve “Mbështetje me Fonde për Zhvillimin e Biznesit” 2026.
Ky është rasti juaj ideal për t’u njohur me kriteret, dokumentacionin dhe për të marrë përgjigje direkte për aplikimin tuaj!
📍 Koordinatat e Takimit:
🗓️ Data: 19 Maj 2026
⏰ Ora: 11:00
📍 Vendi: Zyrat e AIDA-s
📝Për të siguruar vendin tuaj, ju lutemi të konfirmoni paraprakisht duke dërguar të dhënat tuaja të kontaktit:
📧 E-mail: info@aida.gov.al
📞 Tel: +355 (0)42251001
💡 AIDA po vijon me ciklin e takimeve informuese në mbështetje të sipërmarrjes shqiptare. Mos e humbisni këtë mundësi për të financuar projektin tuaj!
Ju mirëpresim!
BACK TO NEWS