Shërbimi Aftercare pranë AIDA-s zhvillon vizitë në subjektin “Forschner Albania”
Shërbimi Aftercare pranë AIDA-s zhvillon vizitë në subjektin “Forschner Albania”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka përmbyllur fushatën e vizitave të shërbimeve Aftercare, në bizneset me kapital gjerman, me vizitën pranë subjektit “Forschner Albania”.
Kompania “Forschner Albania” me kapital 100% gjerman është pjesë e kompanisë Forschner Magnetsysteme GmbH. Kjo kompani operon në vendin tonë prej 9 vitesh në sektorin e industrisë automotive dhe numëron rreth 850 punonjës, në 3 fabrika të ndryshme prodhimi. Fabrika më e madhe ndodhet në Domje, ku subjekti është transferuar prej muajit maj të këtij viti. “Forschner Albania” shprehet për një rritje të shitjeve nga viti në vit.
Gjatë vizitës u diskutua mbi nevojat dhe problematika të ndryshme që subjekti ka hasur dhe për të cilat kërkon mbështetje, planet e tyre të zhvillimit, si edhe lehtësimi i raportit me qeverisjen lokale. AIDA do të vijojë me ndjekjen e problematikave të ngritura gjatë takimit me institucionet përgjegjëse.