Shërbimi Aftercare pranë AIDA-s zhvillon vizitë në subjektin “Röfix Shpk”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), përfaqësuar nga stafi i sektorit të Investimeve & Aftercare, ka vazhduar fushatën e takimeve me biznesin në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve Aftercare, duke theksuar rëndësinë që ato kanë në krijimin e një klime të favorshme për rritjen dhe zgjerimin e investimeve në nivel lokal.
Në këtë kuadër, stafi i AIDA-s ka vizituar kompaninë “Röfix Shpk”, pjesë e grupit me origjinë gjermane, FIXIT Gruppe. Kjo kompani operon në sektorin e ndërtimit, në bashkinë Krujë dhe numëron rreth 20 punonjës.
Synimi i takimit ishte konsolidimi i bashkëpunimit midis biznesit dhe AIDA-s, gjithashtu dhe diskutimi i nevojave apo problematikave të ndryshme që subjekti ka hasur. AIDA, me qëllim mbështetjen e mëtejshme të kompanisë do të ndjekë procesin për përcjelljen e problematikave në institucionet përgjegjëse.