Shoqata PROEKSPORT Albania organizoi më 26 Nëntor në Tiranë Workshop-in ”Mbi teknologjitë e prodhimit dhe digjitalizimin e prodhimit”

Shoqata PROEKSPORT Albania organizoi më 26 Nëntor në Tiranë Workshop-in ”Mbi teknologjitë e prodhimit dhe digjitalizimin e prodhimit” si pjesë e programit AMTECH, mbështetur nga Interreg IPA i Adriatikut të Jugut.
Programi synon të promovojë teknologjitë e avancuara industriale, si prodhimi shtues, për të përmirësuar konkurrencën e NMVM-ve dhe për të zhvilluar një model eknomik më të qëndrueshëm në rajon. AMTECH do të ofrojë kurse trajnimi për sipërmarrësit, inxhinierët, teknikët dhe studentët, duke synuar të nxisë nje kulture inovacioni dhe avancimi teknologjik në të gjithë Shqipërinë.
Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve Znj. Laura Saro, theksoi në fjalën e saj se, projekte si AMTECH janë vërtet me vlerë pasi theksojnë aplikimet praktike të këtyre teknologjive për të mbështetur NVM-të që të jenë inovative dhe konkurruese në një treg gjithnjë e më dinamik. Ajo siguroi që AIDA është e përkushtuar të mbështesë përpjekjet dhe të sigurojë që e ardhmja industriale e Shqipërisë të jetë jo vetëm inovative, por edhe e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
BACK TO NEWS