Shprehje interesi për partner biznesi nga kompania bullgare Energy Marvakov
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), njofton se kompania bullgare Energy Marvakov ka shprehur interes për bashkëpunëtor/partner në tregun shqiptar.
Kompania Energy Marvakov merret me ndërtimin e sistemeve elektrike moderne dhe me cilësi shumë të lartë dhe ka një eksperiencë 25 vjeçare në projektimin, prodhimin, modernizimin dhe shërbimin e njësive elektrike dhe gjeneratorëve.
Për të siguruar cilësinë maksimale të produktit përfundimtar dhe mirëmbajtjen e tij, kompania në mënyrë të pavarur mbulon të gjithë gamën e aktiviteteve: këshillimin teknik dhe hartimin e zgjidhjeve standarde dhe jo standarde; integrimin dhe ofrimin e shërbimit të gjeneratorëve elektrikë; integrimin dhe shërbimin e motorëve me naftë duke qenë përfaqësuesi zyrtar i kompanisë gjermane për motorët me naftë Hatz-Diesel; dhënien me qira të njësive elektrike.
Ky interes për bashkëpunim dhe partneritet i drejtohet kryesisht kompanive shqiptare të sektorit të energjisë dhe sistemeve elektrike .
Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën zyrtare: info@aida.gov.al ose vizitoni linkun:www.marvakov.com
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Tiranë, 29.05.2020