Shqipëria me titullin e “Vendit të Nderit” në ITB Berlin

🌟 Me 190 vende pjesëmarrëse dhe 5.600 ekspozues, Shqipëria me titullin e “Vendit të Nderit” në ITB Berlin.
🗺️ Në ditën e parë të panairit më të madh të turizmit në botë, Shqipëria mirëpriti në stendën e saj vizitorë dhe investitorë në fushën e infrastrukturës aeroportuale dhe turizëm. AIDA, si institucion kyç për tërheqjen e investimeve, shfaqi mundësitë për investime në turizëm.
✈️ ITB Berlin është një ngjarje që tërheq shumë ekspozues dhe pjesëmarrës globalë, duke mbetur një platformë kryesore për rrjetëzim, inovacion dhe turizëm. Ai luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në formësimin e trendeve, politikave dhe partneriteteve në sektorin e turizmit.
BACK TO NEWS