Shqipëria në ProWine Shanghai 2026

Shqipëria në ProWine Shanghai 2026🍷🇦🇱
Shanghai, 10 nëntor 2026 – Shqipëria përfaqësohet për herë të parë me pavijon kombëtar në ProWine Shanghai, një nga panairet më të rëndësishme të verës dhe pijeve në Azi, me organizimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Gjatë datave 10–12 nëntor, kantinat Arbëri, Enofama, Shehi, Arianiti, CACO dhe Belba prezantojnë produktet e tyre para importuesve, distributorëve dhe profesionistëve të industrisë nga Kina dhe rajoni.
Pjesëmarrja e tyre synon rritjen e vizibilitetit të verës shqiptare në tregun aziatik dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe eksport.
AIDA mbetet e angazhuar në promovimin ndërkombëtar të produkteve Made in Albania.
📍 ProWine Shanghai | 10–12 nëntor 2026
BACK TO NEWS