Shqipëria në vëmendjen e LIDL, rrjetit më të madh të supermarketeve Gjermane
LIDL AIDA
Shqipëria në vëmendjen e LIDL, rrjetit më të madh të supermarketeve Gjermane
Një hap i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, pritet të marrë jetë së shpejti. Bëhet fjalë për Brandin ndërkombëtar Lidl, rrjetin më të madh të supermarketeve gjermane, të njohur në mbarë botën, i cili ka shprehur interes për Shqipërinë.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Autoritetin Portual Durrës (APD), po asiston prej shumë kohësh, kompaninë gjigande të shitjes me pakicë, Lidl, në zgjerimin e aktivitetit të saj në Shqipëri. Me më shumë se 12,200 dyqane në 31 vende dhe mbi 376,000 punonjës, Lidl është një nga liderët më të mëdhenj në industrinë e shitjes me pakicë në Evropë.
Ky investim i rëndësishëm nga Lidl do të sjellë ndryshime të mëdha në ekonominë lokale duke krijuar vende të reja pune dhe duke ofruar mundësi për prodhuesit dhe furnizuesit shqiptarë. Kompania ka identifikuar Shqipërinë si një treg me potencial të madh, duke e vlerësuar për miratimin e lartë të konsumatorëve ndaj produkteve të cilësisë së lartë dhe çmimeve konkurruese që ofron.
AIDA është e angazhuar për të siguruar mbështetje të plotë për Lidl, duke ndihmuar në krijimin e kushteve optimale për fillimin e operacioneve të reja dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Ky zhvillim është një tregues i qartë i rritjes dhe prosperitetit që mund të sjellë një investim të tillë në Shqipëri.