Shqipëria përmbyll me sukses pjesëmarrjen në ProWine Shanghai 2026!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) organizoi me sukses Pavionin Kombëtar Shqiptar në ProWine Shanghai 2026, zhvilluar më 10–12 nëntor në Shanghai, Kinë.
Në këtë edicion, Shqipëria u përfaqësua nga 6 kantina shqiptare: Arbëri, Arianiti, Belba, Caco, Enofama dhe Kantina Familjare Shehi, të cilat prezantuan cilësinë, traditën dhe potencialin eksportues të verërave shqiptare.
Pjesëmarrja në këtë panair shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt promovimit të verërave shqiptare dhe forcimit të pranisë së produkteve “Made in Albania” në tregjet globale.
AIDA vijon angazhimin e saj në mbështetje të bizneseve shqiptare, nxitjen e eksporteve dhe promovimin e produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare.

