Shqipëria Promovon Verërat Autoktone në Wine Paris 2025

Shqipëria Promovon Verërat Autoktone në Wine Paris 2025 🍷🇦🇱
Shqipëria mori pjesë me sukses në Wine Paris 2025, ku prezantoi 20 etiketa premium nga varietetet e saj autoktone. Me 1,400 vizitorë në stendën shqiptare dhe rreth 25 kontakte potenciale, panairi shërbeu si një mundësi e rëndësishme për eksport dhe bashkëpunime të reja.
Në një event të veçantë, përfaqësuar nga Ministrja znj. Delina Ibrahimaj, z. Dritan Tola, Ambasadori i Shqipërisë në Francë, dhe Laura Saro, Drejtoreshë Ekzekutive e AIDA, u festua anëtarësimi i Shqipërisë në OIV, një hap historik për industrinë shqiptare të verës.
BACK TO NEWS