Siguria juridike e pronës në fokus të Këshillit të Investimeve
Siguria juridike e pronës në fokus të Këshillit të Investimeve
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve, të drejtuar nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, ku u diskutua mbi rëndësinë e sigurisë juridike të pronës si një element kyç për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e klimës së investimeve.
Gjatë mbledhjes, Drejtoresha e Kadastrës informoi mbi progresin në digjitalizimin e shërbimeve, një proces që synon lehtësimin e procedurave dhe uljen e kostove të regjistrimit të pronës për qytetarët dhe bizneset.
U theksua se reforma e pronës mbetet thelbësore për sektorë strategjikë si bujqësia, turizmi, ndërtimi dhe investimet, ndërsa përpjekjet për rritjen e transparencës dhe efikasitetit do të vijojnë si pjesë e një qasjeje të integruar për zhvillimin ekonomik të vendit.

