SME Month

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), gjatë muajit prill, do të organizojë aktivitete të shumta në kuadër të “SME Month”, me synim njohjen, identifikimin dhe adresimin e nevojave të sektorëve kyç të vendit, si dhe promovimin e shërbimeve që AIDA ofron për NMVM-të, për të kontribuar që të rriten dhe të zgjerojnë biznesin e tyre.

Organizimi i tryezave të rrumbullakëta me kompanitë që operojnë në sektorët e Lëkurë-Këpucës, Verës, Mjaltit, Vajit të Ullirit, takime “door-to-door”, trajnimit në “Sipërmarrje” për të rinjtë dhe gratë e papuna në Bashkinë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij muaji.

Qëndroni të informuar mbi organizimin e aktiviteteve, duke na ndjekur në faqen web https://aida.gov.al/, si edhe rrjetet sociale të AIDA-s.

 

 

BACK TO NEWS